SpaceX realizon kapjen e parë të anijes kozmike Starship pas kthimit nga orbita

Kompania amerikane SpaceX ka realizuar për herë të parë kapjen dhe rikuperimin e anijes kozmike Starship, e cila u kthye të shtunën në platformën e lëshimit në Teksas, pas fluturimit të saj më të gjatë deri më tani në orbitë.

Anija u ul me sukses mes krahëve mekanikë të kullës së lëshimit, të njohur si “shkopinj”, në një operacion që shënon një moment të rëndësishëm në përpjekjet dhjetëvjeçare të kompanisë për zhvillimin e një sistemi raketor plotësisht të ripërdorshëm.

Ky ishte fluturimi i 15-të testues i sistemit raketor më të madh dhe më të fuqishëm në botë. Misioni pa ekuipazh ishte nisur të premten nga kompleksi i SpaceX në Starbase, Teksas.

Gjatë udhëtimit, Starship përshkoi 14 orbita rreth Tokës për më shumë se 22 orë dhe vendosi në hapësirë 26 satelitë të rrjetit Starlink.

SpaceX kishte planifikuar të rikuperonte edhe përforcuesin Super Heavy, i cili e kishte bartur anijen në hapësirë. Megjithatë, përpjekja për kapjen e tij u anulua pasi motorët u ndalën më herët se sa ishte planifikuar. Sistemi i drejtimit konstatoi se përforcuesi nuk ndodhej në pozicionin e duhur dhe aktivizoi protokollin e vetëshkatërrimit. Ai shpërtheu mbi Gjirin e Meksikës pak pas nisjes.

Inxhinierët e SpaceX janë duke hetuar shkakun e dështimit të rikuperimit të përforcuesit.

Suksesi i rikthimit të Starship është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e këtij projekti shumë miliardë dollarësh, të cilin themeluesi i kompanisë, Elon Musk, e konsideron thelbësor për zgjerimin e biznesit satelitor dhe synimin për dërgimin e njerëzve në Hënë e më vonë në Mars.

Edhe NASA e ka përshëndetur arritjen. Agjencia amerikane e hapësirës po investon miliarda dollarë në zhvillimin e Starship, i cili pritet të përdoret për dërgimin e astronautëve në Hënë në kuadër të programit Artemis, si dhe për ndërtimin e një baze të përhershme hënore.

“Dukej pothuajse si magji”, shkroi administratori i NASA-s, Jared Isaacman, në rrjetin social X.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika