Dy emra për të forcuar qendrën e mbrojtjes. Njëri luan në Angli, tjetri në Serie A

14 Nëntor 2026
22:31
Telesport
back button

Tashmë dihet që Barcelonado  të ndërhyjë në repartin e mbrojtjes gjatë merkatos së ardhshme. Pavarësisht se janë përmendur shumë emra kohët e fundit, në fakt klubi katalanas po shqyrton vetëm dy emra.

Sport raporton se Barcelona ka dërguar vëzhgues në stadiumin “La Bombonera” për të ndjekur dy lojtarë gjatë ndeshjes Argjentinë-Uruguaj. Vëmendja ishte përqendruar kryesisht te Lisandro Martínez. Mbrojtësi 28-vjeçar i Manchester United është prej kohësh në radarët e klubit katalanas dhe mbrëmë është vëzhguar sërish.

Ai është nën kontratë deri në fund të këtij sezoni me “Djajtë e Kuq”, me mundësinë e rinovimit edhe për një vit tjetër. Ideja e transferimit të tij falas, është shumë joshëse për katalanasit.

Tjetri është Juan Rodriguez, qendërmbrojtësi 21-vjeçar i Cagliari-t, i cili ka treguar nivel të lartë këtë sezon në Serie A.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit