Vivienne, vajza 18-vjeçare e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, ka zbuluar se në fillim të këtij viti ishte shtruar në spital për shkak të një çrregullimi të të ngrënit.

Artistja e re, e cila njihet me emrin Vivienne Marcheline, foli për përvojën e saj përmes një ekspozite arti në Los Angeles, ku prezantoi piktura të frymëzuara nga periudha e qëndrimit në spital.


“Si shumë të tjerë, kam pasur probleme me shëndetin mendor. Kam pasur edhe një çrregullim të të ngrënit.

Në fillim të këtij viti, u shtrova në spital për trajtim urgjent. Isha e zemëruar, e sëmurë dhe shumë e vetmuar”, rrëfeu ajo.

Megjithatë, 18-vjeçarja tregoi se mbështetja e stafit dhe pacientëve të tjerë e ndihmoi të përballonte atë periudhë.

“Ishte koha më e keqe dhe më e mirë e jetës sime dhe jam më mirë për këtë”, u shpreh Vivienne.

Ekspozita e saj, e titulluar “Fusha e Tulipanëve”, përfshin piktura që pasqyrojnë emocionet dhe kujtimet nga spitali. Ajo shpjegoi se titujt e veprave janë marrë nga shënimet e ditarit që mbante gjatë trajtimit.

Sipas DailyMail, Vivienne ka ekspozuar dhe shitur krijimet e saj në disa panaire arti në Los Angeles, ku në disa raste është shoqëruar edhe nga vëllai i saj binjak, Knox.

Rrëfimi vjen pak ditë pasi u raportua se Vivienne kishte vendosur të mos përdorte më mbiemrin e babait të saj, Brad Pitt. /Telegrafi/