“Për një vit nuk më dilte në ëndërr”/ Fjoralba Ponari në lot, rrëfen në “Goca dhe Gra” humbjen e nënës: E shoh si një gur në zemër, do të doja të…

14/11/2026 22:26

Moderatorja Fjoralba Ponari ka ndarë një rrëfim prekës për humbjen e nënës së saj, duke folur për dhimbjen që lë pas kjo ndarje dhe mënyrën se si ka mësuar të bashkëjetojë me mungesën e saj.

Gjatë rrëfimit, Ponari e ka krahasuar humbjen e një njeriu të afërt, veçanërisht të nënës, me një gur që mbetet në zemër.

Ajo tregoi se për gati një vit nuk e kishte parë të ëmën as në ëndërr, derisa një natë përjetoi një moment që e ka parë në ëndërr.

“Humbja e çfarëdo lloj njeriu të afërt është e rëndë dhe lë gjurmë, aq më shumë humbja e nënës. E di si e shoh unë? E shoh si një gur në zemër, që disa njerëz e marrin për poshtë dhe disa njerëz e hapin zemrën dhe bashkëjetojnë me të.

Për thuajse një vit nuk e kam parë as edhe një natë në ëndërr. Pastaj pata një moment që më vizitoi, u çmallëm me të. Ndoshta mora edhe ato fjalët që zemra ime lëngonte t’i dëgjonte prej saj. Do të doja të më vizitonte më shpesh. Kjo është forma alternative.

Ndoshta është një fantazi e mendjes sime, ndoshta vjen vërtet e më viziton”, tha Fjoralba Ponari.

Top Channel