Aksidenti në Thumanë-Fushë Krujë/ Viktima, ‘Mjeshtri i Madh’ i Ansamblit Mirdita, Paulin Filopati

Aksidenti në Thumanë-Fushë Krujë/ Viktima, ‘Mjeshtri i Madh’ i Ansamblit Mirdita, Paulin Filopati

21:56, 14/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

65-vjeçari Paulin Filopati, është viktima e aksidentit automobilistik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, që ndodhi këtë të shtunë.

Ai ishte një emër i njohur i artit dhe traditës folklorike mirditore. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka shkaktuar dhimbje te familjarët, miqtë dhe komuniteti artistik, ku Filopati ishte vlerësuar për kontributin e tij ndër vite në ruajtjen dhe promovimin e muzikës e folklorit tradicional.

Ai ishte pjesë e Grupit të Burrave të Ansamblit Mirdita, me titullin “Mjeshtër i Madh”, si dhe artist i Grupit Kthella.

Paulin Filopati ishte gjithashtu njëri prej tre vëllezërve Filopati, së bashku me Gjovalinin dhe Pashkun, të cilët janë të njohur për kontributin e tyre në muzikën dhe traditën popullore mirditore.

Kujtimi i Paulin Filopatit do të mbetet i lidhur me këngën, muzikën dhe trashëgiminë folklorike të Mirditës.

“Na le dhimbje mbi trup e shpirt, artisti ynë i dashur, shpirtbardhë dhe i qeshur, Paulin Filopati!… Pas një aksidenti tragjik, ka gjetur vdekjen Paulin Filopati nga Kodër Rrësheni.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin e vjetër Fushë-Krujë-Thumanë. Në momentin e aksidentit, pranë tij ndodhej edhe bashkëshortja, e cila fatmirësisht nuk është lënduar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco