Ronaldinho-mania në Ravenna, foto dhe autografë…por është një sozi
14/11/2026 22:04
Në Ravenna ka shpërthyer Ronaldinho-mania.
Ish fenomeni brazilian mbërriti në Itali ditën e premte për t’u përgatitur për ndeshjen me Forlì që do të luhet këtë të dielë.
Entuziazmi ishte në nivelet aq të larta, sa bëri që njerëzit të ngatërronin një person normal me Ronaldinhon. Kjo është ajo që ndodhi pasditen e së shtunës pranë dyqanit të klubit të Ravennës.
Një njeri i ngjashëm me ish yllin e Barcelonës e Milanit, me stilin e tij dhe i shoqërua u ngatërrua me Ronaldinhon. Turma shkoi me vrap në drejtim të tij për të bërë selfie dhe nënshkruar autografë duke menduar se ishte kampioni brazilian, por më pas e kuptuan se nuk ishte ai.
Top Channel