Shtëpitë e mbyllura me dryn janë dëshmi e heshtur e shpopullimit në Plasë të Maliqit.
Mungesa e vendeve të punës, ka bërë që të rinjtë të zhvendosen në qytetin e Korcës, e disa të tjere kaën emigruar janë vendit. Një banor thotë se nga familja e tij me 13 anëtarë sot në fshat janë vetem burrë e grua.
Kjo histori përmbledh atë që po ndodh në shumë familje të Plasës. Fëmijët janë larguar, ndërsa prindërit e moshuar kanë mbetur vetem. Sipas banorëve, dikur fshati kishte më shumë se 80 shtëpi të banuara, sot më shumë se gjysma jaën bosh.
Banorët ankohen për rrugët e amortizuara, furnizimin me ujë dhe kanalizimet.
Shifrat zyrtare tregojnë tkurrjen e popullsisë në një shkallë më të gjerë. Sipas Censusit të vitit 2011, Bashkia Maliq kishte 41 mijë e 757 banorë, ndersa në Censusin e vitit 2023, popullsia kishte zbritur në 31 mijë e 8 banorë. Pra një rënie prej 25.7 për qind. Ndërsa në njësinë administrative Pojan, ku bën pjesë dhe Plasa, kishte 8 mijë e 138 banorë, sipas Censusit te vitit 2023.









Komente
Komento