Muharremi: PS-ja në Tiranë është blinduar, Koçiu dhe Demo figurat më të pëlqyera në bazë

14 Nëntor 2026 | 20:57

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Alfred Muharremi, komentoi ndryshimet në drejtimin politik të PS-së në kryeqytet, të miratuara në Asamblenë Kombëtare. Ai u shpreh se drejtimi i ri politik i PS-së në Tiranë është “blinduar” me emërimin e Albana Koçiut dhe Ervin Demos, të cilët, sipas tij, janë ndër figurat më të pëlqyera nga baza e partisë.

“PS është blinduar, të paktën po flasim për Tiranën, sepse sot për sot janë figurat më të pëlqyera në bazë. Kemi të bëjmë me Albana Koçiun, e cila ka qenë individi që ka bërë të mundur që sot administrata publike të jetë në nivelin më të mirë të meritokracisë dhe jashtë ndikimit politik. Ajo ndjek hallet dhe shqetësimet e qytetarëve. Ervin Demo është një nga kryetarët e bashkive që transformoi Beratin dhe linja politike e tij është ajo e një burri të qëndrueshëm dhe strateg. Ogerta Manastirliu është kombinimi më i mirë në faktorin politik që ka lidhje me mirëadministrimin. Është një menaxhere shumë e fortë, që ka përballuar situatën e pandemisë, si dhe kombinimin politik që Njësinë 9, nga një zonë me bindje të djathta, e ka shoqëruar drejt fitores për katër mandate radhazi të përfaqësimit. Balla është politikan karriere dhe ka pasur role si drejtues politik. Eksperienca e tij u shërben të gjithëve”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash nuk duhet të na shpërqendrojë nga objektivi i anëtarësimit në BE

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, teksa tha se fokusi i saj ishte...
21:07 | 14/11/2026

Nurellari komenton Asamblenë e Partisë Socialiste: PS-ja ka humbur figurat me peshë

I ftuar në “Review” me Greta Topjanën, politologu Adri Nurellari komentoi zhvillimet në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste. Sipas tij, figurat aktuale të PS-së nuk...
21:05 | 14/11/2026

“Nuk i kam përdorur votat për pazare personale”, Braçe: Nuk kam negociuar me Ramën për t’u bërë ministër

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar përmes një videoje, ku përgënjeshtron disa shkrime që pretendojnë se ai ka negociuar me kryeministrin Edi Rama...
20:04 | 14/11/2026