Besmir Beja është shkarkuar nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, detyrë të cilën e kishte marrë në janar të këtij viti.
Përpara emërimit në këtë pozicion, Beja kishte shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Financave.
Deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me largimin e tij .












