Duket se pasi kaloi ‘furtuna’ në Asamblenë e Partisë Socialiste dhe Edi Rama zgjodhi atë dhe leshoi Elisa Spiropalin, Belinda Balluku ka vendosur të shijojë ‘qetësinë e rikthyer’ në familjen socialiste.
Balluku ka publikuar në Facebook një kolazh fotografish nga Asambleja, ku shfaqet duke qeshur e buzëqeshur me Taulant Ballën, ndërsa nuk mungojnë as fotot e vetë kryeministrin Edi Rama.
“Partia Socialiste është një familje e madhe”, shkruan Balluku, duke theksuar se diversiteti i mendimeve është i natyrshëm, por uniteti dhe disiplina janë ato që i bashkojnë.
Ndërkohë, vetëm pak orë më parë, Spiropali thumbonte me referencën për “shefen” dhe presionet që ushtrohen deri në dyert e familjeve, ndërsa Rama deklaronte se PS nuk i bën avokatin askujt, as Ballukut.
Lexo edhe













