Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka evidentuar shkelje në trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt nga ana e Qendrës për Punë Sociale. Raporti i hartuar pas inspektimit ka konstatuar mosrespektim të afatit gjyqësor, neglizhencë në përmbushjen e detyrave, mosveprim sipas detyrës zyrtare dhe mungesë të mbikëqyrjes profesionale. “Shkeljet konsistojnë në dorëzimin e raportit në Gjykatë jashtë afatit shtatëditor, të përcaktuar me aktvendimin e datës 24.09.2026. Raporti është dorëzuar më 05.10.2026; Neglizhencën në përmbushjen e detyrave të punës, përkatësisht mungesën e pajustifikuar të menaxheres së rastit në seancën gjyqësore të datës 05.10.2026”, njofton Ministria.