Kate Middleton zbulon talentin e fshehtë, lë pa fjalë prezantuesin gjatë transmetimit live
Mbreti Charles ka festuar 78-vjetorin e lindjes në një mënyrë të veçantë, duke u bërë pjesë e emisionit muzikor të Elton John.
Gjatë intervistës në emisionin radiofonik “Rocket Hour” të këngëtarit të famshëm Elton John, mbreti bëri një batutë duke iu referuar këngës së famshme të këngëtarit “I’m Still Standing”.
Duke kujtuar performancën e Elton John në vitin 1986, në koncertin që shënonte 10-vjetorin e organizatës, Charles tha se askush nga të pranishmit nuk mund ta harronte atë moment.
“Edhe 40 vjet pas atij koncerti të jashtëzakonshëm, ne dhe organizata jemi ende në këmbë”, u shpreh mbreti.
Elton John iu përgjigj me humor: “Unë tani jam ende ulur”.
Charles vazhdoi batutën duke thënë: “Me ndonjë pjesë që na bie herë pas here. E di që ky është një problem i tmerrshëm kur plakemi”.
Gjatë emisionit, Charles ndau me dëgjuesit një listë këngësh që kanë një domethënie të veçantë për të dhe që lidhen me historinë 50-vjeçare të King’s Trust.
Mes përzgjedhjeve të tij ishte “Giant” nga Calvin Harris dhe Rag’n’Bone Man, përmes së cilës mbreti donte të përcillte idenë se njerëzit mund të marrin forcë dhe frymëzim nga ata që kanë ecur përpara tyre.
Një tjetër zgjedhje ishte “In the Air Tonight” e Phil Collins, në shenjë vlerësimi për mbështetjen e tij të vazhdueshme ndaj organizatës.
Por një nga momentet më domethënëse ishte përzgjedhja e këngës “All You Need Is Love” nga The Beatles.
“Çfarë mund të jetë më kuptimplotë se dashuria?”, u shpreh mbreti.
Ai kujtoi gjithashtu performancën e kësaj kënge në koncertin “Party at the Palace”, organizuar për Jubileun e Artë të nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II. Në atë performancë morën pjesë emra të mëdhenj të muzikës, mes tyre Paul McCartney, Rod Stewart, Joe Cocker, Phil Collins, Brian May dhe Eric Clapton.
Top Channel