Juventus pritet të jetë një nga klubet me aktive gjatë merkatos së janarit, pas luhatjeve të shumta që ka treguar këtë sezon deri tani.
La Gazzetta dello Sport raporton se tre prioritetet e Luciano Spallettit për merkaton e janarit janë një qendërsulmues “klasik”, një mesfushor qendror dhe një mbrojtës i majtë.
Përsa i përket qendërsulmuesit, tri janë kandidatët kryesor: Alexander Sorloth (Atletico Madrid), Folarin Balogun (Monaco) dhe Mateo Retegui (Al Qadisiah).
Po ashtu edhe për rolin e mesfushorit qendror janë tre emra në listën e bardhezinjve, duke nisur nga objektivi i verës, Pierre-Emile Hojbjerg (Marseille), Darryl Bakola (Sassuolo) dhe lojtari i kombëtares italiane, Issa Doumbia, i transferuar verën e fundit nga Venezia te Sporting Lisbon.
Sa i përket mbrojtjes, dhe konkretisht rolit të mbrojtësit të majtë, tre emrat kryesorë për Juven janë Rayan Aït-Nouri (Manchester City), Destiny Udogie (Tottenham) dhe Alejandro Balde i Barcelonës.







