E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksident në aksin Librazhd-Prrenjas, një person i plagosur dhe dëme të shumta materiale

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin nacional Qukës–Prrenjas, në afërsi të urës së Torromanit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke përfunduar jashtë rrugës si pasojë e goditjes së fortë.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se njëri prej drejtuesve të automjeteve ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Përplasja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa të dy automjetet kanë pësuar shkatërrime pothuajse të plota.

Dyshohet paraprakisht se lagështia në rrugë mund të ketë ndikuar në humbjen e kontrollit të mjeteve, por shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit pritet të përcaktohen nga verifikimet përkatëse.

Reklamë

Në vendngjarje është kërkuar ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për largimin e automjeteve të dëmtuara dhe pastrimin e karrexhatës nga mbetjet e vajrave dhe lëndëve të tjera lubrifikuese, të cilat përbëjnë rrezik për rrëshqitjen e automjeteve dhe mund të shkaktojnë aksidente të tjera.

Drejtuesve të automjeteve që përshkojnë këtë aks u bëhet thirrje të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht për shkak të lagështisë në rrugë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.