
Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin nacional Qukës-Prrenjas, pranë urës së Torromanit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke përfunduar jashtë rrugës si pasojë e goditjes së fortë.
Nga aksidenti ka mbetur i plagosur njëri prej drejtuesve të mjeteve, i cili është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Përplasja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa të dy automjetet kanë pësuar shkatërrime të mëdha. Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështia në rrugë.
Në vendngjarje është kërkuar edhe ndërhyrja e zjarrfikësve për largimin e automjeteve dhe pastrimin e karburanteve e vajrave të derdhura në asfalt, të cilat mund të rrezikojnë qarkullimin dhe të shkaktojnë aksidente të tjera.