Video-Lajm/ Me syze dhe kapuç, dy djem vendosin stolin në mes të rrugës gjatë protestës, qëndrojnë ulur qetësisht

14/11/2026 18:23

Gjatë protestës së zhvilluar sot në Tiranë, e cila u thirr nga studentët, u shoqërua dhe me disa momente tensioni.

Gjatë marshimit të tyre drejt Kryeministrisë, dy djem të vegjël kanë marrë stolin e parqeve dhe e kanë zhvendosin në mes të rrugës.

Ata shihen të qeshur dhe të qetë të ulur në stol, teksa të tjerët marshojnë. Djemtë kanë qenë me syze, teksa njëri prej tyre edhe me kapuç në kojë e fytyrë.

Veprimi i tyre është pritur me duartrokitje dhe mbështetje nga protestuesit e tjerë, të cilët dëgjohen duke brohoritur: “Bravo rinia, bravo!”

Top Channel