Analisti Mentor Nazarko e shesh rrëzimin e kryeministrit Edi Rama, si një mundësi nëse do të kishte një vendosje të SPAK, bashkësisë ndërkombëtare dhe protestës në të njëjtën vijë.

Nazarko gjatë intervistës në studion e “News24” u shpreh se fati i kryeministrit Edi Rama ‘është i vendosur në  tre yje’ që sipas tij nëse do vendoseshin në të njëjtën vijë, Rama nuk do ‘mbijetonte politikisht’.

“Fati i tij është i vendosur në tre yje që po u vendosen në të njëjtën vijë mund të sillnin rrëzimin e tij. Është SPAK, bashkësia ndërkombëtare , perëndimore dhe protesta. Nëse këto vendosen në një vijë, sigurisht ai nuk mund të mbijetonte dhe kjo është një çështje që po tregon shkëputje graduale”, tha ai.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb