Pas mbledhjes së protestuesve para godinës së Kryeministrisë në bulevard mbrëmjen e sotme, nuk munguan aktet e tensionit.
Rreth orës 18:00, një grup të rinjsh, shumë prej tyre të maskuar, nisën të sulmonin godinën e Kuvendit, ku ndodhet edhe Gjykata Kushtetuese.

Ata sulmuan dyert duke goditur me shkelma dhe gurë e shkaktuar dëme.
Por ndërhyrja e menjëhershme e Policisë dhe forcave Shqiponja i zmbrapsi, duke i nxjerrë sërish në bulevard.

Një grup tjetër efektivësh rrethuan menjëherë godinën e Kuvendit.











