• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Vetëm 1 në 3 emigrantë të rikthyer arrijnë që të punësohen, flasin ekspertët!

by A. Q
14/11/2026 18:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të dhënat e raportit tregojnë se në 10 vite, 2013-2023, nga Shqipëria janë larguar 109 mijë shtetas. Vetëm në vitin 2025, 400 persona të rikthyer janë drejtuar në zyrat e punës, prej tyre 1/3 janë punësuar, ndërsa pjesa tjetër janë referuar për programe të formimit profesional për t’u përshtatur me tregun e punës në Shqipëri, i cili ndryshon nga ai i vendit të huaj.

“Kemi një shifër aspak premtuese të formalizimit në instrumente zyrtare të punësimit dhe një pjesë e tyre janë të vetëpunësuar. Kjo lidhet si me individin, i cili në vetvete presupozohet të gjejë kushtet e përshtatshme me pagat që ka pasur në vendin ku ishte. Pjesa tjetër ka të bëjë me strehimin dhe se si ai arrin të integrohet, dhe e gjitha ka të bëjë me atë se si ai e shikon perspektivën”, pohoi Eduart Gjokutaj, ekspert i ekonomisë.

“Të rikthyerit vijnë nga disa kultura të ndryshme dhe duhet të dimë arsyen përse vijnë. Çështja e parë është aftësia që ata sjellin me vete, pasi vijnë nga një treg dhe kulturë tjetër dhe janë ndryshe nga tregu ynë. Kemi një treg pak të kualifikuar, me kërkesa punësimi të përgjithshme dhe jo të profesionalizuara. Duhet të krijosh stabilitet financiar. Shumë prej tyre nuk gjejnë veten”, u shpreh nga tjetër sociologia Eris Dhamo.

Ekspertët e ekonomisë, një fokus i veçantë duhet të vendoset tek të rikthyerit për të mos pasur një emigracion të dytë.

“Është e rëndësishme që të mbahet kjo fuqi migratore. Nga njëra anë, ata janë profesionistë, sipërmarrës dhe kontrollojnë atë vlerë të munguar të ekonomisë, por nga ana tjetër kthehen në konsumatorë të ekonomisë, do të jenë kontribues në skemën e pensioneve, lidhshmëri dhe tatimpagues të radhës. Nëse nuk arrihet kjo, vala e emigrimit të dytë është më e rrezikshme, pasi një emigrant për herë të dytë nuk rikthehet më. Një pjesë e tyre, nëse ardhja në vend nuk ka përmbushur pritshmëritë, mund të kërkojë një ikje të dytë dhe tek kjo valë e të larguarve duhet të drejtohen politikat”, deklaroi Gjokutaj.

Italia, Greqia dhe Gjermania vijojnë të jenë destinacionet kryesore të emigrantëve shqiptarë.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BERZH: Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë nga emigracioni, do ulë ekonominë me 0.4 pikë % në vit

Vetëm 1 në 3 emigrantë të rikthyer arrijnë që të punësohen, flasin ekspertët!

November 14, 2026
Protestuesit e dhunshëm sulmojnë dyert e Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese, Policia reagon dhe rrethon godinën!

Protestuesit e dhunshëm sulmojnë dyert e Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese, Policia reagon dhe rrethon godinën!

November 14, 2026
Shoqata e Pacientëve me Diabet: Pas fëmijëve, sensorët të rimbursohen edhe për gratë shtatzëna!

Shoqata e Pacientëve me Diabet: Pas fëmijëve, sensorët të rimbursohen edhe për gratë shtatzëna!

November 14, 2026
Mjaft është mjaft!

Mjaft është mjaft!

November 14, 2026
“Drejt Shqipëria 2030”- Rama vendosi edhe Koçiun si drejtuese politike të PS në Tiranë, zv/kryeministrja: Do të vijojmë punën në çdo lagje e njësi!

“Drejt Shqipëria 2030”- Rama vendosi edhe Koçiun si drejtuese politike të PS në Tiranë, zv/kryeministrja: Do të vijojmë punën në çdo lagje e njësi!

November 14, 2026
Ndikimi nga Balluku? Rama hedh poshtë aludimet: Ministrat i zgjedh unë, askush nuk më mban peng!

Ndikimi nga Balluku? Rama hedh poshtë aludimet: Ministrat i zgjedh unë, askush nuk më mban peng!

November 14, 2026
“Keqkuptim i qëllimshëm”- Klosi sqaron vendimin e Asamblesë: Spiropali e Ndreca s’mund të jenë më pjesë e asnjë forumi të PS! Fakti që s’u votua i qartë, si anëtarë…

“Keqkuptim i qëllimshëm”- Klosi sqaron vendimin e Asamblesë: Spiropali e Ndreca s’mund të jenë më pjesë e asnjë forumi të PS! Fakti që s’u votua i qartë, si anëtarë…

November 14, 2026
Pasi dogjën kosha, shkulën kangjellat dhe bllokuan rrugët e Tiranës, protestuesit mblidhen përpara Kryeministrisë!

Pasi dogjën kosha, shkulën kangjellat dhe bllokuan rrugët e Tiranës, protestuesit mblidhen përpara Kryeministrisë!

November 14, 2026
Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

Trump sinjalizon mundësinë e pezullimit të sulmeve ndaj Iranit në mungesë të provokimeve të reja!

November 14, 2026
pellumb karameta

Shqipërinë e dëmton dhuna dhe televizionet që e glorifikojnë…!

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In