Katër shqiptarë, të dyshuar për një seri vjedhjesh dhe tentativash për vjedhje në banesa në Francë, janë dënuar me nga tre vite burg secili nga Gjykata e Colmarit.
Vendimi u dha më 13 nëntor, pas një hetimi të detajuar nga njësia hetimore të policisë franceze në Colmar. Pavarësisht se të akuzuarit kanë mohuar vazhdimisht përfshirjen në ngjarje, gjykata vendosi dënimin e tyre.
Vjedhjet kishin shkaktuar shqetësim te banorët e disa zonave. Në Turckheim, një banor tregoi se hajdutët i kishin dëmtuar grilat elektrike dhe dritaren e banesës, duke përdorur edhe një darë për skarë të marrë nga kopshti. Brenda shtëpisë gjithçka ishte përmbysur, por autorët nuk kishin arritur të merrnin asgjë.
Një tjetër rast u regjistrua në Zimmerbach, ku një grua u njoftua nga fqinja se dritarja e shtëpisë së saj kishte qëndruar e hapur për dy ditë.
“Kanë shkaktuar shumë dëme për shumë pak gjëra”, u shpreh ajo.
Ndërkohë, ankesa për vjedhje janë raportuar edhe në Labaroche, Munster, Porte-du-Ried dhe Rosières-aux-Salines, në rajonin Meurthe-et-Moselle. Mes sendeve të vjedhura përmenden bizhuteri dhe një konsolë lojërash PlayStation 5.











Komente
Komento