Të arrestuarit e fundit janë O. T., 24 vjeç, dhe S. P., 29 vjeç, të dy banues në Durrës. Më herët, në lidhje me këtë ngjarje ishte ndaluar edhe një 17-vjeçar.
Sipas hetimeve, 24-vjeçari O. T., në bashkëpunim me të miturin B. H., dyshohet se ka marrë pjesë në vendosjen dhe shpërthimin e lëndës plasëse në automjetin në pronësi të punonjëses së bashkisë, A. D.
Ndërkohë, 29-vjeçari S. P. dyshohet se ka transportuar eksplozivin me automjetin e përdorur për kryerjen e ngjarjes. Sipas policisë, automjeti ishte siguruar nga E. T., i cili ishte ndaluar menjëherë pas shpërthimit.
Nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësisë së personave të përfshirë.
Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.












