Lajmi i fundit

LIVE PROTESTA / Qytetarët vijojnë marshimin nëpër rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen

Kosova ndalet në barazim ndaj Izraelit, kartoni i kuq i Hoxhës vështirëson sfidën

Kosova ndalet në barazim ndaj Izraelit, kartoni i kuq i Hoxhës vështirëson sfidën

16:55, 14/11/2026

Kombëtarja e Kosovës nuk ka arritur të shfrytëzojë faktorin fushë në përballjen me Izraelin, duke u ndalur në një barazim 0-0 në Prishtinë. “Dardanët” zhvilluan një ndeshje me raste të mira shënimi, por nuk arritën të gjenin rrugën drejt rrjetës, ndërsa për më shumë se 25 minuta luajtën me një futbollist më pak.

Skuadra e Kosovës e nisi takimin me iniciativë, duke krijuar disa mundësi të rrezikshme përmes Kreshnik Hajrizit dhe Edon Zhegrovës. Një rast të mirë pati edhe Lindrit Kamberi, i cili në debutimin e tij ishte shumë pranë golit, por goditja me kokë u ndal nga traversa.

Pavarësisht përpjekjeve dhe dominimit të vendasve gjatë pjesës së parë, mbrojtja izraelite arriti t'i përballonte sulmet, duke mos lejuar që Kosova të konkretizonte epërsinë në lojë.

Pjesa e dytë solli një zhvillim të pafavorshëm për ekipin e drejtuar nga trajneri Franco Foda. Në minutën e 72-të, Veldin Hoxha u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrjeje në mesfushë dhe u detyrua të linte fushën, duke e lënë Kosovën me dhjetë lojtarë.

Pas këtij momenti, Izraeli mori kontrollin e topit, duke tentuar të shfrytëzonte epërsinë numerike. Megjithatë, miqtë nuk arritën të krijonin raste serioze për të rrezikuar portën e Kosovës.

Edon Zhegrova pati gjithashtu një tjetër mundësi për të shënuar, por tentativa e tij përfundoi jashtë kuadratit.

Në fund, rezultati mbeti i pandryshuar dhe Kosova u detyrua të kënaqej me një pikë në shtëpi. Pas këtij barazimi, “Dardanët” shkojnë në kuotën e gjashtë pikëve, ndërsa sfida e radhës do të jetë kundër Irlandës, në Dublin, pas tri ditësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco