Policia ka arrestuar dhe 2 të tjerë lidhur me shpërthimin me lëndë plasëse në makinën në pronësi të Alba Duhanxhiu, punonjëse e bashkisë së Elbasanit, ngjarje e ndodhur më 5 nëntor 2026 në lagjen 28 Nentori.
Në pranga ka rënë Oresti Tereziu.
Nga hetimet dyshohet se 24 vjeçari në bashkëpunim me 17 vjeçarin B. H., 17 vjeç, të ndaluar më parë, janë bashkautorë në vendosjen dhe shpërthimin e lëndës plasëse në automjetin në pronësi të shtetases Duhanxhiu.
Policia ka arrestuar dhe Stefan Përbibaj 29 vjeç. Ky I fundit dyshohet se ka transportuar lëndën plasëse me automjetin e përdorur për kryerjen e kësaj ngjarjeje, të siguruar nga Ervis Tivari, 43 vjeç nga Durrësi i cili u ndalua menjëherë pas ngjarjes.
Të dy të arrestuarit janë me banim në Durrës.
Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të shtetasve të përfshirë në këtë ngjarje dhe identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të implikuar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Operacioni u kodua ‘Porosia’.
Deri tani të arrestuar janë
B.H 17 vjeç banues në Durrës, bashkëautor i vendosjes dhe shpërthimit të eksplozivit, i arrestuar më 12 nentor
Ervis Tivari, 43 vjeç banues në Durrës, siguroi makinën e përdorur për kryerjen e ngjarjes, i arrestuar më 7 nentor
Oresti Tereziu, 24 vjeç banues në Durrës, bashkëautor i vendosjes dhe shpërthimit të eksplozivit i arrestuar më 14 nëntor
Stefan Përbibaj 29 vjeç nga Durrësi, dyshohet se ka transportuar lëndën plasëse, i arrestuar më 14 nentor
Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim O. E., 36 vjeç, M. A., 33 vjeç, të dy banues në Elbasan
Njoftimi i policisë
Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, për zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të rastit të datës 05.11.2026, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, ku u shpërthye me lëndë plasëse automjeti në pronësi të shtetases A. D., u bë i mundur në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasve O. T., 24 vjeç, dhe S. P., 29 vjeç, të dy banues në Durrës.
Nga hetimet dyshohet se shtetasi O. T., në bashkëpunim me shtetasin B. H., 17 vjeç, të ndaluar më parë, janë bashkautorë në vendosjen dhe shpërthimin e lëndës plasëse në automjetin në pronësi të shtetases A. D.
Gjithashtu, shtetasi S. P. dyshohet se ka transportuar lëndën plasëse me automjetin e përdorur për kryerjen e kësaj ngjarjeje, të siguruar nga shtetasi E. T., i cili u ndalua menjëherë pas ngjarjes.

© SYRI.net