E shtunë, 14 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Marjana, Elisa, Belinda 3 “burrat” më të fortë në PS
Lajme

Marjana, Elisa, Belinda 3 “burrat” më të fortë në PS

Marjana Koçeku ishte deputetja e parë e vetëlarguar nga vatha e demonizuar rilindase. Ajo nuk u tut hiç. Kurajo rinore dhe e pakapur nga asgjë, e spikatën ndryshe. U pavarësua nga Rama. U bë vetvetja. Kreu akt pilitik.
Balluku si e pandehur as e begenisi me zjarr duarsh hyrjen e liderit në kuvendin e sotëm. Ajo është shantazhuesja dhe paniku kryesor i Ramës në atë parti. Dosjet bashkë, vjedhjet bashke, burgu bashkë. Ndaj Rama si butak i trembur, servilos procedurën kur flet për mbrojtjen e saj kundër SPAK. Elisa Spiropali tjetër viktime e luftës brenda ka folur publikisht disa herë kundër Ramës. Fjalët ndryshe dhe veprimet ndryshe e kanë luhatur profilin e saj ndryshe. Ca lidhje gjermane si ministre e sekëllldisin Ramën dhe ai vrapon ta shantazhojë te bizneset familjare, për ta frenuar në kundërshti aktesh. Përpjekja për përjashtim nga partia, bashkë me ish-deputetin Plarent Ndreca, ngecën për më vonë. Ndoshta zërat e tensionuar brenda salle, kanë kapur në zgrip ekuilibra. Trazira është aty, por mbulesa ende mbetet e pagrisur.

Erion Veliaj përpëlitet vakët nga qelia i pafortë të hap gojën kyndër shefit, për të hapur ndoshta edhe derën e burgut me fjalë. Akuzat e reja mbase e trimërojnë rrugës. Gramoz Ruçi larguar, mungon për arsye mirëqenie e jo fort politike. Fatmir Xhafa një tjetër pritshmëri për reagim është fikur si statut pa bojë. Braçe një tjetër tentues për të folur, iu bashkua heronjve të heshtur. Për të gjithë të heshturit, vepra e pazëshme, është flori, argjend, euro, post, biznes.

Pra Asambleja socialiste nuk pritej të sillte surpriza dhe u mbyll siç nisi me një grup armiqësor të lajmëruar për ndëshkim. Protesta ka hyrë në Asamble. Zëfikurit nuk u ndezën. Pasi shau dynjanë, ku protesta e bën azmatik të rënduar, renditi suksese imagjinare satelitore. Vuri dy heshtakë shërbyes drejtues politikë për Tiranën, duke shkarkuar një të burgosur si Veliaj, i kthyer në shkrimtar lokal. Balla magazina e mëkateve penale, qëndron pranë shefit.

Tani Rama është publikisht në 81 apo 80 vota. I duhet aleati për të shkuar në numrin diktues 84. E në këtë valle duket se Tomë Doshi është”kyetar” i ri i PS, formatuesi i numrit 84. Thjesht po rritet pazari i mbijetesës. Deri kur çunat me patllake të trokasin te dera..Mund të jenë rrugës..

Kjo e shtunë sanksionoi tre burrat më të fortë të PS, rrëzues të mitit të Ramës, në forma të ndryshme. Marjana, Elisa, Belinda..Meshkujt e tjerë pavarësisht ngrefosjes nëpër kostume, rreshta e karriike, nuk u bënë as gjysëm grua..politikisht..

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.