Protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës, duke u zhvendosur drejt zonës së 21 Dhjetorit. Të rinjtë po ecin përgjatë korsisë së rrugës, ndërsa shoqërojnë marshimin me thirrje kundër klasës politike.
“Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Dorëheqje!” janë disa nga sloganet që po brohorasin protestuesit gjatë lëvizjes së tyre në kryeqytet.
