Protesta e të rinjve është zhvendosur në zonën e Zogut të Zi, ku vijon marshimi kundër qeverisë.
Një prej protestuesve, i intervistuar nga News24, ka mohuar që të rinjtë të kenë përdorur dhunë, duke akuzuar policinë se është ajo që hedh gurë në drejtim të tyre.
“Ne nuk po përdorim asnjë forcë. Është policia ajo që merr gurë dhe na qëllon neve. Ne nuk kemi kryer asnjë akt dhune”, është shprehur i riu për mikrofonin e News24. Po ashtu akset në këtë rrethrrotullim janë bllokuar.
