Protesta e thirrur nga studentët, protestuesit bllokojnë rrugën në Zogun e Zi, disa prej tyre tentojnë të heqin kangjellat e trotuareve

14/11/2026 16:07

Protesta e thirrur nga studentët, nisi fillimisht me bllokimin rrugës së Durrësit, në afërsi të Ministrisë së Arsimit, e më pas me marshim drejt Zogut të Zi.

Qarkullimi në Zogun e Zi është bllokuar, teksa disa prej protestuesve kanë tentuar të heqin edhe kangjellat e troturaeve.

Në protestë ka të angazhuar forca të shumta policie, të cilat u kanë bërë thirrje protestuesve përmes megafonit që të lirojnë rrugën dhe të mos pengojnë lëvizjen e automjeteve.

Bëhet e ditur se për mbarëvajtjen e protestës dhe garantimin e rendit e sigurisë, policia ka angazhuar rreth 700 efektivë në terren.

Gjatë tubimit, studentët kanë përcjellë edhe mesazhin “Ne nuk harrojmë”, duke vijuar protestën e tyre.

Top Channel