“Ne nuk harrojmë”, studentët protestojnë para Ministrisë së Arsimit, u vënë flakën koshave të mbeturinave
Që prej orës 14:00 ka nisur protesta e kësaj të shtune, e thirrur nga studentët, të cilët janë vendosur në Rrugën e Durrësit, në afërsi të Ministrisë së Arsimit.
Gjatë tubimit, një grup të rinjsh u kanë vënë flakën dy koshave të mbeturinave në Rrugën e Durrësit, të cilët u shuan shpejt pas ndërhyrjes së policisë. Protestuesit kanë përcjellë edhe mesazhin “Ne nuk harrojmë”, duke vijuar tubimin e tyre.
Në terren ndodhen 700 forca policie për mbarëvajtjen e protestës dhe garantimin e sigurisë.
Ashtu si në protestat e mëparshme, kërkesa e të rinjve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë së tij.
Protestuesve u janë bashkuar edhe pedagogë si dhe qytetarë që mbështesin thirrjet për reagim kundër qeverisë dhe kanë marshuar përkrah studentëve.
Sipas organizatorëve, protestat do të vijojnë dy herë në javë, çdo të mërkurë dhe të shtunë, në orën 14:00.
Ky është formati i ri i organizimit që kanë zgjedhur studentët për të mbajtur gjallë protestën dhe për të vijuar presionin ndaj kryeministrit.


Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, automjeti përplas për vdekje këmbësorin
Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset për shkak të lagështisë
Berisha për emërimin e Demos si drejtues politik i Tiranës: Sfidë për konfliktualitet të madh, i aftë të kryejë çdo krim
- 15:34 Koçiu dhe Demo marrin drejtimin e PS-së në Tiranë, reagon ministri: Besimin do ta kthejmë në punë konkrete
- 15:20 “8 pikat e PD-së për Reformën Zgjedhore”, Bylykbashi: Nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme pa u ndarë shteti nga partia
- 15:15 Zbardhen debatet në Asamble! Spiropali: Më quani flamingo, Rama: Nuk mund t’i gjuash me gurë shtëpisë
- 15:10 Pas “Deputeti që Duam”, PS krijon platformë për kandidatët për këshilltarë bashkiakë
- 14:56 Zbardhen diskutimet Xhafa, Majko dhe Braçe kundër kërkesës për Spiropalin dhe Ndrecën: Ne nuk jemi parti që përjashtojmë
- 14:52 Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, automjeti përplas për vdekje këmbësorin