Studentët kanë dalë në protestë përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, duke zhvendosur tubimin edhe në Rrugën e Durrësit, ku kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve.
Në zonë janë dislokuar forca të shumta policie, të cilat përmes megafonëve u kanë kërkuar protestuesve të lirojnë rrugën dhe të mos pengojnë lëvizjen e mjeteve.
Për mbarëvajtjen e tubimit dhe garantimin e rendit e sigurisë, mësohet se Policia ka angazhuar rreth 700 efektivë.
Gjatë protestës, studentët kanë përcjellë edhe mesazhin “Ne nuk harrojmë”, duke rikujtuar dhunën policore ndërkohë vijojnë qëndrimin e tyre përpara institucionit.