Gjermania ka miratuar një reformë të gjerë të shërbimeve të inteligjencës, duke u dhënë atyre kompetenca të reja për të kryer operacione të fshehta dhe kundërsulme kibernetike. Bundestagu miratoi ndryshimet ligjore që zgjerojnë veprimtarinë e Shërbimit Federal të Inteligjencës jashtë vendit dhe të Shërbimit Federal për Mbrojtjen e Kushtetutës brenda territorit gjerman.