Kosova do të duhet të përmbushë 22 hapa deri më 31 dhjetor në mënyrë që të përfitojë mbi 131 milionë euro asistencë nga Plani i Rritjes.Për shkak të bllokadës në Kuvend në pjesën e parë të vitit 2026, për shkak të mos përmbushjes së reformave, Kosova humbi mbi 40 milionë euro nga kjo paketë.Kur kanë mbetur edhe një muaj e gjysmë deri në skadimin e afatit, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, janë optimist në përmbushjen e këtyre kritereve.