Rama si tigër prej letre, nuk tremb më as Elisën: Nuk ka votim për përjashtimet që propozoi në Asamble...

14:32, 14/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Edi Rama pak nga pak po merr formën e një tigri prej letre edhe brenda radhëve të Rilindjes.

Mediat raportuan se gjatë mbledhjes kreu u PS kishte kërkuar përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës duke i akuzuar se po gjujanë gurë ndaj çatisë së tyre, por paradoksalisht, nuk kërkoi të njëjtën masë për Erion Veliajn i cili kërkoi edhe mocion mosbesimi për të. Për Veliajn Rama tha se për Veliajn nuk do të kërkonte përjashtim pasi “i ka duar e lidhura’.

Gazetarja e Syri Tv, Ambrozia Meta pyeti Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Blendi Klosin për përjashtimet, i cili nuk konfirmoi se ka patur votim për përjashtimet e kërkuar nga Rama.

Gjatë mbledhjes Fatmir Xhafaj kë kundërshtuar propozimet e kryetarit të partisë për përjashtime dhe mesa duket Rama është zbythur nga propozimi duke mos i hedhur fare në votim.

Asambleja e sotme e PS tregoi se Ramën nuk e ka frikë më as Elisa Spiropali, e cila më herët edhe ka sfiduar publikisht duke i thënë më, “Më përjashto!”. Sot u konfirmua edhe njehëre se trazimet brenda organizatës së Rilindjes janë më të forta se fuqitë e Ramës për t’i mbajtur nën kontroll.

Burimet për gazetaren Ambrozia Meta bëjnë me dije se kundër përjashtimit të Spiropalit dhe Ndrecës kanë qenë edhe Erion Braçe dhe Pandeli Majko. Më tej gjatë diskutimeve mësohet se Rama i ka thënë Spiropalit se nuk gjuhet shtëpia jote me gure, ndërsa ish-ministrja i është përgjigjur se ka bërë vetëm kritika, por nuk ka votuar kurrë kundër vendimeve politike që ka marrë Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco