Zbardhen të tjera detaje nga mbledhja me dyer të mbyllura e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku një prej çështjeve që ka tërhequr vëmendjen ka qenë edhe qëndrimi ndaj Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës.

Kryeministri Edi Rama ka propozuar përjashtimin nga Partia Socialiste të Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës, por këto dy propozime nuk janë hedhur në votim nga Asambleja. Për rrjedhojë, asnjëri prej tyre nuk është përjashtuar zyrtarisht nga partia dhe të dy vijojnë të jenë pjesë e PS-së.

Këtë e ka konfirmuar edhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, i cili pas përfundimit të mbledhjes u ndal në një prononcim për mediat. I pyetur lidhur me statusin e Elisa Spiropalit, Klosi bëri të qartë se ajo vijon të jetë anëtare e Partisë Socialiste.

Kështu, pavarësisht propozimit të Ramës për përjashtimin e saj, Spiropali nuk është larguar nga PS-ja. Edhe emri i Plarent Ndrecës mbetet në të njëjtën situatë, pasi propozimi për përjashtimin e tij nuk është votuar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb