700 efektivë në terren për protestën studentore, nis grumbullimi i të rinjve para Ministrisë së Arsimit
Ka nisur grumbullimi i studentëve pranë Ministrisë së Arsimit, në kuadër të protestës së njoftuar nga të rinjtë, e cila zhvillohet çdo të mërkurë dhe të shtunë.
Sipas pamjeve, një numër i konsiderueshëm të rinjsh tashmë është mbledhur, ndërsa më pas pritet që t’u bashkohet edhe një numër më i madh. Ndërkohë, në terren ndodhen 700 forca policie për mbarëvajtjen dhe garantimin e sigurisë.
Ashtu si në çdo protestë, kërkesa e të rinjve është dorëheqja e kryeministrit Rama dhe e qeverisë së tij. Ndërkohë, kujtojmë se gjatë zhvillimit të protestave të të rinjve nuk kanë munguar tensionet, shoqërimet, përplasjet dhe lëndimet, si nga ana e policisë, ashtu edhe e studentëve.
Ndërkohë, protestuesve u janë bashkuar edhe pedagogët, të cilët kanë marshuar përkrah tyre dhe kanë bojkotuar orët mësimore.
Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset për shkak të lagështisë
Berisha për emërimin e Demos si drejtues politik i Tiranës: Sfidë për konfliktualitet të madh, i aftë të kryejë çdo krim
Situata pas reshjeve në qarkun e Shkodrës, probleme me qarkullimin në Shalë dhe Kamicë
- 14:25 Fjalimi i plotë i Kryeministrit Rama në Asamblenë Kombëtare: Fokusi ynë vetëm BE
- 14:21 Balla vendos objektivin për 2027-ën: PS synon fitoren në 46 bashkitë, kërkon kandidatë pranë komuniteteve
- 14:07 Tragjedi në Greqi! Shembet ndërtesa gjatë shuarjes së zjarrit, humbin jetën dy zjarrfikës dhe plagoset një tjetër
- 13:52 Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset për shkak të lagështisë
- 13:28 Finlanda hedh poshtë kërkesën e Rusisë për t’u larguar nga NATO si pjesë e bisedimeve të paqes në Ukrainë
- 13:17 Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit dhe Ndrecës nga PS: Të merren masa, por jo ekstreme