Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama kërkon përjashtimin nga PS të Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës

14/11/2026
Rama ndërpret transmetimin publik në nisje të Asamblesë së PS-së në Gjirin e Lalzit. Më pas flet ‘live’ për integrimin

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar sot përjashtimin nga Partia Socialiste të Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës, duke iu drejtuar me pyetjen anëtarëve të Asamblesë së PS-së: “A duhen përjashtuar Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca?”.

Ndërkohë, për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Rama ka kërkuar një lloj “amnistie”, duke argumentuar se ai i ka “duart e lidhura”, për shkak se ndodhet në paraburgim.

“Për atë jo, sepse i ka duart e lidhura”, deklaroi Rama.

Edi Rama ka reaguar ndërkaq ndaj akuzave se ka mbrojtur ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku nga drejtësia, duke mohuar se ka ndërhyrë apo ka bërë avokatinë e saj. 

Rama deklaroi në Asamblenë Kombëtare se marrëdhënia e PS-së me drejtësinë bazohet te parimi i ndarjes së pushteteve dhe se çdo person që ka një çështje me drejtësinë duhet të përfaqësohet nga avokati i tij.

Sponsorizuar

Kreu i qeverisë u ndal edhe te çështja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke e cilësuar paraburgimin e tij absurd.

“Unë sot jam shumë krenar për këtë parti. Jam shumë krenar për këtë parti, sepse pa këtë parti, ai togfjalësh nuk do të ishte shkruar. Nuk ka vend për vetëkënaqje, por për kërkim të vetes, për të nxjerrë më shumë, për ta mbajtur krenarinë aty ku ajo ta mban kokën lart. PS nuk mund ta ulë kokën për askënd dhe për asnjë lloj arsyeje.

U ngrit një teori e tërë, një furtunë e tërë se si unë mbroja Ballukun nga drejtësia. Dua të them këtë, sepse nuk më është dhënë rasti ta them, ndërkohë që e kam dëgjuar të përsëritet pafundësisht dhe të kthehet në një të vërtetë të krijuar artificialisht. Po cila është e vërteta e vërtetë? E vërteta ime, të cilën e kam ndarë me ju, është e njëjta dhe është gjithmonë kjo: raporti ynë me drejtësinë ka qenë dhe mbetet një raport pushtetesh të ndara. Kush ka një problem me drejtësinë, ka personin e vet me avokatët e vet. Unë dhe PS nuk bëjmë avokatinë e askujt.

Gjeni një fjalë timen që ta ketë bërë këtë gjë në rastin e Ballukut dhe ma thoni. Nuk e gjeni dot. Për asnjërin dhe për asnjërën. Do të gjeni fjalë të mira për paraburgimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Është një paraburgim absurd dhe mbetet një çështje e demokracisë. E kam thënë këtë gjë dhe e përsëris: nuk mund t’ia marrësh kryeqytetit kryetarin e zgjedhur dhe ta mbyllësh brenda pa gjyq. Por, nga ana tjetër, nuk mund të thuash pastaj se ai nuk mund të zëvendësohet, sepse është në detyrë. Tani, o njëra, o tjetra. Të dyja bashkë janë një nonsens. Por asnjëherë nuk kam thënë dhe nuk do të them për meritën e çështjes. Nuk është puna ime.

Në rastin e Ballukut kam thënë se nuk ka arsye që ne të ngremë kartonin për të paraburgosur një tjetër kolege pa gjyq, kur hetimet vazhdonin. Sot e vërteta është aty, e gjitha. Hetimet vazhduan, u kryen dhe çështja shkoi në gjyq. Pra, nuk ishte pengesë. Ishte pjesë e një qasjeje, të cilën personalisht unë dhe ne do ta kundërshtojmë me ligj. E kemi thënë këtë dhe kemi punuar më shumë se dy vjet me gjithë paketën e masave për paraburgimin. Jemi vendi më absurd i Europës, kemi dyfishin e të paraburgosurve të Rusisë, ku mund të futesh në burg edhe për një telefon.”, tha Rama. a.b

Nga arkivi

  • Rama bën një hap pas në fushatën e tij agresive ndaj qeverisë Kurti
  • Berisha: Rama në anën e Beogradit. Projekti i asociimit, ndërhyrja më brutale në çështjet e brendshme të Kosovës
  • Kurti, i gatshëm për bisedimë me Serbinë, por nuk shkel ligjet, biseda me Escobar dhe Hovenier, KFOR vonon përgjigjen për rrëmbimin
  • Rama, deklaratë për 3 policët e rrëmbyer, sërish kundër reagimit të Prishtinës
  • Rrugaçi i Beogradit, Vuçiç, shkel sovranitetin e Kosovës, rrëmben 3 policë në Leposaviq
  • “Bashkimi i dy dosjeve, shenjë e keqe dhe e rëndë për Edi Ramën”

Po ndodh

Rama ndërpret transmetimin publik në nisje të Asamblesë së PS-së në Gjirin e Lalzit. Më pas flet ‘live’ për integrimin

Rama kërkon përjashtimin nga PS të Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës

14/11/2026
Berisha: Shpifjet e ulëta për djalin tim janë pjesë e strategjisë mafioze për të krahasuar Ramën dhe Berishën!

Berisha: Shpifjet e ulëta për djalin tim janë pjesë e strategjisë mafioze për të krahasuar Ramën dhe Berishën!

14/11/2026
Qëllohet me vezë eskorta e Edi Ramës në Manëz

Policia arreston 12 aktivistë që qëlluan me vezë makinën e Edi Ramës në Manëz

14/11/2026
Berisha: Rama ka caktuar Ervin Demon në Tiranë, sepse ky është i aftë të kryejë çdo krim

Berisha: Rama ka caktuar Ervin Demon në Tiranë, sepse ky është i aftë të kryejë çdo krim

14/11/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama ndërpret transmetimin publik në nisje të Asamblesë së PS-së në Gjirin e Lalzit. Më pas flet ‘live’ për integrimin

Rama kërkon përjashtimin nga PS të Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës

14/11/2026
Berisha: Shpifjet e ulëta për djalin tim janë pjesë e strategjisë mafioze për të krahasuar Ramën dhe Berishën!

Berisha: Shpifjet e ulëta për djalin tim janë pjesë e strategjisë mafioze për të krahasuar Ramën dhe Berishën!

14/11/2026
Qëllohet me vezë eskorta e Edi Ramës në Manëz

Policia arreston 12 aktivistë që qëlluan me vezë makinën e Edi Ramës në Manëz

14/11/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

165.019 artikuj gjithsej