Fatmir Xhafaj ka dalë kundër kërkesës së Edi Ramës për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga Partia Socialiste.
Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Asamblesë Kombëtare të PS-së, Xhafaj mësohet të ketë kundërshtuar propozimin për largimin e dy socialistëve nga partia, duke kërkuar që ndaj tyre të merren masa, por pa shkuar deri te përjashtimi.
“Të merren masa, por jo të përjashtohen”, mësohet të ketë deklaruar Xhafaj gjatë diskutimeve.













