E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 1 sekondë më parë
Vendi

Pogradec, aksident në aksin Pogradec–Qafë Thanë, përmbyset një kamionçinë

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin nacional Pogradec–Qafë Thanë, pranë fshatit Udënisht, ku një kamionçinë ka dalë nga kontrolli i drejtuesit, është përplasur me mbrojtëset anësore të rrugës dhe më pas është përmbysur.

Fatmirësisht, drejtuesi i automjetit ka arritur të dalë vetë nga mjeti dhe nuk ka pësuar lëndime trupore. Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

Ngjarja ka ndodhur në një segment rrugor që njihet si njollë e zezë për shkak të aksidenteve të përsëritura, disa prej të cilave me pasoja të rënda.

Dyshohet se humbja e kontrollit të automjetit mund të jetë shkaktuar nga pakujdesia e drejtuesit, por edhe nga lagështira në rrugë.

Reklamë

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.