Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama kërkon përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS, çështja shkon në votim

    Rama për protestat e studentëve: Dhuna policore është një legjendë urbane, në Dublin u përballa me protestues

    Përplasen anija turistike dhe tankeri në Misisipi, 130 persona shpëtohen: “Dukej si skenë nga Titanic”

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Rama për protestat e studentëve: Dhuna policore është një legjendë urbane, në Dublin u përballa me protestues
    Lajmet e fundit

    Rama për protestat e studentëve: Dhuna policore është një legjendë urbane, në Dublin u përballa me protestues

    November 14, 2026

    Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë akuzat për dhunë policore gjatë protestave në Shqipëri, duke i cilësuar ato si një “legjendë urbane”. Në fjalën e mbajtur në Asamblenë e Partisë Socialiste, ai solli si shembull një protestë me të cilën u përball gjatë vizitës së fundit në Dublin, në Irlandë.

    Rama tha se kundërshtimi ndaj tij dhe kërkesat për largimin e tij me dhunë kanë krijuar, sipas tij, një klimë toksike në vend, e cila duhet të përballohet përmes angazhimit politik dhe dëgjimit të qytetarëve.

    “Iluzioni i largimit tim me dhunë, se ata nuk e kanë me mua, e kanë me PS-në, unë jam thjesht pengesa, ka krijuar një shtresë toksike që ne duhet ta purifikojmë me angazhimin tonë për të dëgjuar njerëzit. Dhuna policore, një legjendë urbane e jashtëzakonshme. Mbetemi i vetmi vend në raport të përmbysur të të lënduarve”, u shpreh kryeministri.

    Për të mbështetur qëndrimin e tij, Rama tregoi një episod nga Dublini, ku sipas tij u prit me protesta nga një grup personash që qëndronin në trotuarin përballë vendit ku zhvillohej aktiviteti. Ai tha se policia ishte e pranishme në zonën e protestës dhe ndërhyri pasi një prej protestuesve tentoi ta qëllonte me vezë.

    “Në Dublin para dy ditësh u prita me agjitim të madh. Ishin në trotuarin tjetër, policia ishte në trotuarin ku ndodhte aktiviteti dhe pashë një parrullë aty: ‘Ne nuk paguajmë gjobë për lirinë e protestës’. Nuk paguante se rrinte në trotuar”, tregoi Rama.

    Më tej, ai përshkroi momentin kur një vezë u hodh në drejtim të tij dhe reagimin e policisë ndaj protestuesit.

    “Erdhi edhe një vezë irlandeze drejt meje, ishte si më e errët, thashë paskan marrë ndonjë shqiponjë me vete. Polici i tha: ‘Mos lëviz’, shqipja ngriu, ishte goxha burrë. I shkuan dy policë dhe e morën. Tani kjo është dhunë policore? Pra, atje as nuk mund të imagjinohet të luash me kapelen e policit”, deklaroi ai.

    Në vijim, kreu i qeverisë përsëriti qëndrimin se protestat nuk duhet të pengojnë qarkullimin dhe jetën e qytetarëve, duke kërkuar zbatimin e ligjit dhe ndëshkimin e bllokimeve të rrugëve pa leje.

    “Kthimi i ligjshmërisë është proces që duhet çuar deri në fund. E drejta për të zënë rrugën pa leje nga policia duhet të mos ekzistojë pa pasojën e gjobës përkatëse. Si mundet të marrin përsipër 50, 500, 5 mijë të bllokojnë qarkullimin për gjithë të tjerët? Me çfarë të drejte? S’të pëlqen qeveria, thuaja këtë pa penguar askënd të vijojë jetën e vet”, tha Rama.

    Ai kritikoi gjithashtu ata që, sipas tij, synojnë të imponojnë ndryshimin politik përmes kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve që nuk rreshtohen në krah të protestave.

    “Kanë ardhur disa që mendojnë se Shqipëria më e mirë bëhet duke u imponuar, duke sulmuar gazetarët që nuk rezultojnë të jenë militantë të korit të dhunës. Jemi këtu për t’i refuzuar dhe për t’i zmbrapsur. Traktati nuk mund as t’i imagjinojë të tilla kërkesa”, përfundoi kryeministri.

    dhuna dublin policia protesta rama
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama kërkon përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS, çështja shkon në votim

    November 14, 2026

    Rama për protestat e studentëve: Dhuna policore është një legjendë urbane, në Dublin u përballa me protestues

    November 14, 2026

    Përplasen anija turistike dhe tankeri në Misisipi, 130 persona shpëtohen: “Dukej si skenë nga Titanic”

    November 14, 2026

    Rama: Nuk mund të bllokohet qarkullimi me protesta, PS funksionon me kronometër

    November 14, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Fati po ndryshon për 12 shenjat! Hëna e Re në Akrep sjell surpriza, pajtime dhe mundësi të reja

    Horoskopi i 7 nëntorit/ Surpriza në dashuri dhe lajme të papritura, ja çfarë parashikojnë yjet

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.