E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 43 minuta më parë
Politikë

Rama kërkoi përjashtimin, Berisha i jep kurajo Spiropalit: Më mirë vonë se kurrë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas raportimeve se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që përjashtimi i Elisa Spiropalit nga Partia Socialiste të hidhet në votim në Asamblenë Kombëtare të PS-së.

Berisha u shpreh se Spiropali nuk pati të njëjtën kurajë si deputetja Koçeku, duke kujtuar se ajo kishte votuar më parë pro Ramës.

“Elisa Spiropali nuk pati kurajën, duhet ta them, nuk pati kurajën e deputetes Koçeku, por i dha votën Edi Ramës edhe atëherë kur nuk duhej ta votonte kurrë. Natyrisht, më mirë vonë se kurrë edhe ajo, dhe shpresoj që të ketë edhe deputetë të tjerë që në këto çaste kritike për vendin të rreshtohen në anën e qytetarëve”, deklaroi Berisha.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.