LIVE/ Asambleja e PS në Lalëz, Rama kërkon votim për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës. Kryeministri: Në 2027 nisin përgatitjet për traktatin e anëtarësimit në BE 14/11 13:11
Fatmir Xhafaj ka kundërshtuar kërkesën për hedhjen në votë për përjashtimin nga Partia Socialiste të Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës.
Gjatë Asamblesë Kombëtare të PS-së, që po vijon me dyer të mbyllura në Gjirin e Lalëzit, Xhafaj ka kërkuar që ndaj tyre të mos merret masa ekstreme e përjashtimit nga partia.
“Të jetë ditë e parë për të gjithë. Të marrin masa, por jo të përjashtohen”, është shprehur Xhafaj, raporton gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu.
Reagimi i tij vjen pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama për të hedhur në votim përjashtimin e dy socialistëve nga partia.
Top Channel