Lumi i Valbonës del nga shtrati, ura e shembur në Dragobi izolon fshatin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.11.2026, 13:00

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përkeqësim të situatës në disa zona të veriut të vendit. Thethi, Dragobia dhe Valbona po përballen me vërshime të shumta, si pasojë e rritjes së prurjeve në lumenj dhe përrenj.

Situata më shqetësuese raportohet në fshatin Dragobi, ku lumi i Valbonës ka sjellë me prurje të shumta, duke shkaktuar shembjen e urës me dërrasa. Si pasojë, banorët kanë mbetur të izoluar, pasi kjo urë shërbente si pikë kalimi për lidhjen e tyre me zonat përreth.

Ndërkohë, probleme nga vërshimet raportohen edhe në Theth. Në Fushë-Theth, uji ka dalë nga kanalet dhe është përhapur pranë banesave, duke rrezikuar edhe pronat e banorëve.

Përveç rrezikut nga vërshimet, janë raportuar edhe dëme në bagëti në banesat e disa banorëve të cilët po përballen gjithashtu me mungesën e energjisë elektrike, çka e rëndon edhe më tej situatën.

Reshjet e vazhdueshme dhe rritja e prurjeve në lumin e Valbonës mbajnë nën shqetësim banorët e zonës, ndërsa mbetet e domosdoshme ndërhyrja e strukturave përgjegjëse për të vlerësuar dëmet dhe për të garantuar lidhjen me banorët e izoluar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit