Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama: Nuk mund të bllokohet qarkullimi me protesta, PS funksionon me kronometër

    Rama: Burimet në Tiranë janë kundër nesh, PS duhet të shtrihet në çdo lagje dhe fshat

    Lara Colturi e dyta në Levi, vetëm 36 të qindtat larg vendit të parë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Rama: Nuk mund të bllokohet qarkullimi me protesta, PS funksionon me kronometër
    Kryesore

    Rama: Nuk mund të bllokohet qarkullimi me protesta, PS funksionon me kronometër

    November 14, 2026

    Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat kundër qeverisë, duke kërkuar zbatimin e ligjit dhe duke deklaruar se kundërshtimi ndaj qeverisë nuk duhet të pengojë lëvizjen e qytetarëve. Gjatë fjalës në Asamblenë e Partisë Socialiste, ai foli gjithashtu për procesin e integrimit europian, mobilizimin e strukturave të partisë dhe paketën e re fiskale.

    Rama theksoi se gjobat duhet të ekzekutohen dhe se askush nuk duhet të bllokojë rrugët pa leje, pavarësisht pakënaqësive ndaj qeverisë.

    “Kthimi i ligjshmërisë është proces që duhet çuar deri në fund, gjobat duhen ekzekutuar deri në fund, e drejta për të zënë rrugën pa leje duhet të mos ekzistojë, nuk mund të bllokohet qarkullimi nga askush. Nuk të pëlqen qeveria, por duhet ta thuash duke mos penguar askënd që dëshiron të vazhdojë jetën e vet”, deklaroi kryeministri.

    Ai kritikoi gjithashtu atë që e cilësoi si përpjekje për të imponuar ndryshimin politik përmes kërcënimeve dhe dhunës, duke përmendur publikimin e adresave të personave dhe presionin ndaj gazetarëve.

    “Kanë ardhur ca që thonë se Shqipëria më e mirë bëhet me imponim, duke nxjerrë adresat e njerëzve për t’i dhunuar, duke kërcënuar gazetarët që nuk bëhen militantë të korit të dhunës. Jemi këtu për t’i zmbrapsur këto kërkesa”, u shpreh Rama.

    Duke iu referuar procesit të integrimit në Bashkimin Europian, kreu i qeverisë tha se PS duhet të ruajë fokusin te përmbushja e detyrimeve që kërkohen nga Brukseli dhe Komisioni Europian. Ai u shpreh krenar për partinë që drejton, por paralajmëroi se kjo nuk duhet të kthehet në vetëkënaqësi.

    “Dua t’ju them se sot jam shumë krenar për PS, ajo që nuk kuptojnë apo nuk duan të kuptojnë është se ne e kemi të ndaluar të ndalojmë dhe të themi hajde të bëjmë ndonjë gjë tjetër. Ne jemi e vetmja forcë në këtë vend që funksionon me kronometër, të tjerët janë me kilometra, ka edhe si ballisti që funksionon me milje”, tha ai.

    Rama shtoi se socialistët duhet të jenë vazhdimisht të mobilizuar për të përmbushur kërkesat e procesit të integrimit, duke e cilësuar Brukselin dhe Komisionin Europian si orientimin kryesor të vendit. Në këtë kontekst, ai bëri edhe një krahasim me Serbinë, duke pretenduar se në atë vend procesi ishte bllokuar nga Brukseli për shkak të drejtimit që kishin marrë zhvillimet.

    “Unë jam krenar, por në të njëjtën kohë krenaria ka një kuptim shumë përcaktues për atë që je dhe mund të mbetesh, nuk ka vend për vetëkënaqësi. PS nuk mund ta ulë kokën për askënd dhe për asnjë arsye”, deklaroi kryeministri.

    Në vijim, Rama u ndal te paketa e re fiskale, duke kundërshtuar interpretimet se ndryshimet përfaqësojnë një rikthim të qeverisë drejt së majtës ideologjike. Sipas tij, masat janë bërë të mundura nga rritja e kapaciteteve financiare të vendit dhe jo nga një orientim i ri politik.

    Ai kujtoi se ulja e TVSH-së për produktet e shportës ishte përfshirë në programin e Rilindjes që përpara zgjedhjeve të para, por nuk ishte zbatuar më herët për shkak të mungesës së mundësive financiare.

    “Nuk është e vërtetë se Rama u kthye te e majta ideologjike, kemi bërë një paketë fiskale që është rezultat i arritjeve, jo i dëshirës, a lërë pastaj i shtysës ideologjike. E kemi thënë në programin e Rilindjes para zgjedhjeve të para se duam të ulim TVSH për shportën, nuk e bëmë dot derisa u krijua mundësia. Sepse për këtë duhen financime. Si i heq ti 150 mln euro nga arka dhe i kalon te qytetari? Duke i zëvendësuar nga ekonomia”, u shpreh Rama.

    Rama. PS
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama: Nuk mund të bllokohet qarkullimi me protesta, PS funksionon me kronometër

    November 14, 2026

    Rama: Burimet në Tiranë janë kundër nesh, PS duhet të shtrihet në çdo lagje dhe fshat

    November 14, 2026

    Lara Colturi e dyta në Levi, vetëm 36 të qindtat larg vendit të parë

    November 14, 2026

    Rama: Në vitin 2027 nisin përgatitjet për traktatin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE

    November 14, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Fati po ndryshon për 12 shenjat! Hëna e Re në Akrep sjell surpriza, pajtime dhe mundësi të reja

    Horoskopi i 7 nëntorit/ Surpriza në dashuri dhe lajme të papritura, ja çfarë parashikojnë yjet

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.