Franca përgatitet për një tjetër valë protestash, për të pestën të shtunë radhazi, mes pakënaqësive për rritjen e çmimeve, kushtet në shkolla dhe një projektligj që zgjeron mbrojtjen ligjore për policët që përdorin armët. Tubimi kryesor është parashikuar në Paris, ku lëvizjes së Jelekëve të Verdhë pritet t’u bashkohen nxënës, sindikata dhe aktivistë për të drejtat e fëmijëve.