Shpërthim me lëndë plasëse në derën e banesës në Tiranë, shënjestrohet apartamenti i një 47-vjeçareje
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 10:15 në Xibër, pranë tunelit të Murrizit, ku janë përplasur dy automjete.
Si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën dy persona, ndërsa pesë të tjerë janë dërguar në spital për kontroll mjekësor. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:15, në Xibër, në afërsi të tunelit të Murrizit, janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit B. O., rreth 42 vjeç dhe shtetasi A. F., rreth 45 vjeç.
Si pasojë ka humbur jetën shtetasi B. O., rreth 42 vjeç dhe shtetasja M. F, pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin A. F.
Gjithashtu, janë dërguar 5 shtetas në spital, për kontroll mjekësor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Top Channel