Në pjesën me dyer të mbyllura të mbledhjes së Asamblesë së PS-së, mësohet se kryeministri Edi Rama kërkoi të hidhet në votim përjashtimi i Elisa Spiropalit, por jo i Erion Veliajt, i cili më herët sot, bëri kërkesë për largimin e Ramës nga drejtimi i partisë.
Për kryebashkiakun e Tiranës, Rama mësohet të ketë thënë:
Për atë jo, sepse i ka duart e lidhura.
Përplasja mes tyre kulmoi me shkarkimin e Veliajt nga drejtimi politik i Qarkut Tiranë, që iu besua Ervin Demos dhe Albana Koçiut, 6 muaj para zgjedhjeve vendore.
Nga bashkëdrejtimi politik i Qarkut Tiranë, ikën edhe Taulant Balla ndërsa Ogerta Manastirliu nuk do të jetë më në drejtimin politik të Bashkisë së kryeqytetit.