Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka nisur punimet rreth orës 10:00 në Gjirin e Lalzit, ashtu siç ishte parashikuar.
Në nisje të mbledhjes, kryeministri Edi Rama ka kërkuar ndërprerjen e transmetimit publik, duke theksuar se fillimisht dëshiron të zhvillojë një komunikim vetëm me anëtarët e Asamblesë së PS-së.
“Dua fillimisht të ndaj disa fjalë vetëm me Asamblenë e familjes sonë politike”, u shpreh Rama.
Përpara fjalës së kryeministrit, sekretari organizativ i PS-së, Blendi Klosi, bëri të ditur se një nga pikat e rëndësishme të mbledhjes është lançimi i fillimit të fushatës elektorale në të gjithë territorin.





