Rama: Nëse shqiptarët nuk do të kishin votuar PS-në, Shqipëria nuk do të futej në BE

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, deklaroi se mandati i dhënë nga qytetarët PS-së ishte vendimtar për vijimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë.
Rama u shpreh se pa shumicën parlamentare të siguruar nga socialistët, vendi nuk do të kishte mundur të miratonte ligjet e nevojshme për avancimin drejt Bashkimit Europian.
“Mos harroni që kemi marrë një votë. Ju kujtohet kur gjithë këto gryka që nxirrnin nga buçitë mediatike fjalët e kundërta ndaj nesh gjatë fushatës, për çfarë i duhej? Do të bëhet si Putini, si Erdogani. Parafytyrojeni sikur populli shqiptar të ishte po aq i mangët sa këta që bënin këto pyetje dhe të mos na kishte dhënë mandatin që na dha. Ne sot do të ishim të ngecur, nuk do të kalonim dot asnjë nga shumë ligjet që kërkonin fuqinë e kësaj shumice dhe e morën për Shqipërinë në BE, për asgjë tjetër. Është përgjegjësi historike sot, të cilën do ta ndjejë individualisht secili, duke reflektuar ato që folëm më parë.”, tha Rama.




