Rama për median: 60% e përmbajtjes është kundër qeverisë, akuzon ekranet se glorifikojnë dhunën, propozoi debat kombëtar
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave për lirinë e medias në Shqipëri, duke pretenduar se zërat kundër qeverisë kanë hapësirë të gjerë në mediat shqiptare dhe se vendi nuk mund të krahasohet me shtete të tjera sa i përket lirisë së shprehjes.
Gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, Rama deklaroi se 60% e përmbajtjes që prodhohet çdo ditë në kanalet mediatike është kundër qeverisë, 30% neutrale dhe vetëm 10% në mbështetje të saj.
Kryeministri hodhi poshtë pretendimet për kufizimin e kritikëve të qeverisë, duke e cilësuar Shqipërinë si një vend ku liria e atyre që janë të pozicionuar kundër pushtetit është, sipas tij, më e madhe se në vende të tjera.
“Të gjitha këto të dhëna dhe plot të tjera. U kuturisën të ngrinin një paralele mes Beogradit dhe Tiranës, por janë të gjitha përmbys. Ky është një vend ku liria e kujtdo që është i pozicionuar kundër nesh është e atillë sa në asnjë vend tjetër nuk e gjen”, u shpreh Rama.
Ai kritikoi gjithashtu mënyrën se si disa televizione kanë pasqyruar protestat e fundit, duke i akuzuar për glorifikim të dhunës dhe duke bërë një krahasim me praktikat mediatike në Francë, Itali dhe Gjermani.
“Kore si ato të përnatshme që u rreshtuan ekran më ekran për të glorifikuar dhunën. Në ekranet e Francës, Italisë e Gjermanisë nuk ka shans të gjesh zëdhënës të dhunës që përfaqësojnë mediat”, deklaroi kryeministri.
Rama paralajmëroi se çështja e lirisë së medias dhe pretendimet për trajtimin e protestave do të jenë pjesë e një debati kombëtar, duke kundërshtuar akuzat se Shqipëria po përjeton një kufizim të hapësirës për zërat kritikë.
Rama: Drejtësia godet edhe brenda pushtetit, kjo është prova e pavarësisë së saj
Rama në Asamblenë e PS-së: Reforma në drejtësi u përball me interesa të rrënjosura, qytetet shqiptare kanë ndryshuar
LIVE-Rama: KE i jep Shqipërisë rekomandimin historik, në vitin 2027 nisin përgatitjet për traktatin e anëtarësimit në BE
- 12:13 Trump, Xi dhe Putin në një tryezë, takimi historik do të mbahet në Kinë
- 12:08 Rama: Drejtësia godet edhe brenda pushtetit, kjo është prova e pavarësisë së saj
- 12:05 Situata pas reshjeve në qarkun e Shkodrës, probleme me qarkullimin në Shalë dhe Kamicë
- 12:00 Rama në Asamblenë e PS-së: Reforma në drejtësi u përball me interesa të rrënjosura, qytetet shqiptare kanë ndryshuar
- 11:52 Përplasja e dy automjeteve në Rrugën e Arbrit, humbin jetën dy persona
- 11:46 LIVE-Rama: KE i jep Shqipërisë rekomandimin historik, në vitin 2027 nisin përgatitjet për traktatin e anëtarësimit në BE