Bundestagu gjerman ka miratuar një reformë të rëndësishme të shërbimeve sekrete vendasee cila u jep atyre kompetenca më të gjera për të ndërhyrë në mënyrë aktive kundër kërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare. Me ndryshimet e reja ligjore, Shërbimi Federal i Inteligjencës, BND, dhe Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, BfV, nuk do të kufizohen më vetëm në mbledhjen dhe analizimin e informacioneve, por do të mund të ndërmarrin edhe veprime konkrete kundër kundërshtarëve dhe kërcënimeve të identifikuara