Një ish futbollist duket se do të jetë kandidati i ekstremit të djathtë për postin e presidentit federal në Gjermani.

E përditshmja ‘Bild’ ka bërë të ditur se partia Alternative für Deutschland (AfD), një parti euroskeptike dhe antiemigracion që po rritet shumë në Gjermani, po mendon të zgjedhë si kandidatin e saj ish mbrojtësin e Romës dhe Veronës, Thomas Berthold, 62 vjeç, për pozicionin e rëndësishëm politik. Berthold ka shfaqur disa herë qëndrimet  e tij politike ekstreme; gjatë pandemisë kritikoi kufizimet anti-Covid dhe politikat e vaksinimit  dhe në 2020 mori pjesë në një manifestim të lëvizjes ‘Querdenker’.  Po kështu ai u shfaq kritik edhe ndaj politizimit të futbollit në periudhën e lëvizjes Black Lives Matter dhe iu kundëpërgjigj apelit të futbollit gjerman kundër ekstremit të djathtë duke theksuar se nuk duhen diskriminuar  personat për opinionet e tyre politike

KUSH ËSHTË BERTHOLD— Mbrojtës ekletik dhe atletik, i lindur në vitin 1964, Thomas Berthold është formuar në akademinë e Eintrachtit të Frankfurtit dhe u transferua te Verona në 1987 kur për dy sezone më shumë luajti si mbrojtës i djathtë. Në 1989 u transferua te Roma ku luajti si qendërmbrojtës për t’u kthyer në Gjermani në 1991 ku mbylli karrierën e tij me Bayernin e Mynihut dhe Stuttgartin. Thomas Berthold ka qenë pjesë e kombëtares gjermane në vitin 1990 kur kjo skuadër me Franz Beckenbauer në stol, fitoi titullin botëror në edicionin e zhvilluar në Itali.

Top Channel